Moskë, 23 dhjetor – Presidenti rus Vlladimir Putin kërkoi nga Ministria e Mbrojtjes e Rusisë që urgjentisht të fillojë negociata me autoritetet siriane për zgjerim të mjedisit të furnizimit të flotës detare ruse në portin Tartus, njoftoi Kremlini. Marrëveshja parashikon “zgjerim të territorit, të ndërmarrë nga pika për furnizim materialo-teknik të flotës detare ruse në rajonin e portit sirian Tartus dhe hyrje të anijeve ushtarake të Rusisë në ujërat territorial dhe portet e Republikës Siriane Arabe”, qëndron në kumtesë. Vlladimir Putin gjithashtu urdhëroi që të nënshkruhet protokoll ndaj marrëveshjes për shfrytëzim të aeroportit sirian “Hmejmim” në krahinën Latakia, nga ana e Aviacionin ushtarak rus”, njoftoi TASS.