Marrëdhëniet ruso-amerikane kohën e fundit dukshëm janë degraduar, por për këtë Rusia nuk ka faj, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin në forumin ndërkombëtar “Leximet e Primakovit”. Putin theksoi se gjatë bisedës së fundit telefonike, ai dhe presidenti i ri i zgjedhur i SHBA-së Donald Tramp janë dakorduar se “gjendja e marrëdhënieve ruso-amerikane është e pakënaqshme dhe se padyshim duhet të korrigjohet”, transmeton Tanjug. “Vendi ynë është i gatshëm të shkojë përmes kësaj rruge. Tani, pasi përfundoi fushata parazgjedhore në SHBA dhe kur në Shtëpinë e Bardhë do të vijë president i ri, do të doja të besoj se do të paraqitet shans për krijimin e marrëdhënieve të cilat janë të rëndësishme, jo vetëm për popujt e dy vendeve, por edhe për sigurimin e stabilitetit ndërkombëtar dhe sigurisë”, theksoi Putin.