A është Vladimir Putin i pavdekshëm? Është një teori konspirative e cila ka qarkulluar prej disa kohesh, por së fundmi udhëheqësi rus ka bërë një lëvizje që i ngre edhe me tepër këto dyshime. Ai ka vizituar fabrikën, e cila po kërkon të prodhojë një pilule anti-plakje dhe mediat britanike që kanë publikuar lajmin, e lidhin këtë vizitë me lajmet që më herët në media kanë dalë duke treguar disa foto të Vladimir Putinit në dekada të ndryshme, por i njëjti dhe i gjallë. Lideri 64-vjeçar i Kremlinit vizitoi fabrikën Biocad në Shën Petersburg me udhëheqësin e Kazakhstanit Nursultan Nazarbajev, 76 vjeçar.
Kjo fabrike se fundmi përveçse është duke kërkuar për një “pilulë të rinisë së përhershme” në testet laboratorike, është duke punuar edhe në gjetjen e trajtimeve për të luftuar kancerin. Vitin e kaluar, një teori e çuditshme doli se Vladimir Putin në fakt mund të jetë një udhëtar në kohë pas disa fotove që e tregojnë të gjallë në dekada të ndryshme, por të njëjtë liderin rus. Shkencëtari Alexander Karabelsk që po punon për të luftuar plakjen, i tha Putin dhe Nazarbajev: “Ne presim rezultatet e para brenda një viti. Qëllimi ynë nuk është për të zgjatur jetën, por më shumë për të lejuar një person të përmirësoje cilësinë e jetës dhe të ndjehet më i ri teksa plaket”. Një terapi e tillë duhet të ndihmojë në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit të cilat janë dy shkaqet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën.