Me rastin e Ditës ndërkombëtare të familjes – 15 Majit, sot në Fakultetin Filozofik në Shkup do të mbahet punëtori me titull “Të gjitha familjet janë të barabartë”, në të cilën fëmijët nga shkolla internacionale franceze “EFIS” do të vizatojnë piktura dhe do të shkruajnë mendime dhe poema në temën “Familje të barabarta”, nën mentorim të studentëve nga studimet familjare.
Vizatimet e përpiluara dhe poezitë do të ekspozohen në Bibliotekën e Institutit për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik – UCM me rastin e ditës ndërkombëtare të familjes.
Dje në me këtë rast në Parkun e qytetit në Shkup u mbajt treg humanitar “Humanitet për të gjitha familjet” në të cilin u shiten sende të ndryshme të imta, ëmbëlsira… me porosi për familjet të përgatitura nga studentët e studimeve familjare, fëmijët nga Shkolla internacionale franceze “EFIS”, si dhe fëmijët nga SHPF Idninia.
Mjetet financiare do të cilat do të mblidhen nga shitja, siç informon organizatori i tregut Instituti për studime familjare pranë Fakultetit Filozofik – UCM, do të dhurohen në SHPF Ardhmëria.