Punëtori për vendosjen e tregut të organizuar të energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë, do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Universitetit “Shën Cirili e Metodi” dhe TEMA Konsalting Grup. Siç ështl paralajmëruar, në punëtori do të flasë edhe ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi. Punëtoria është në kuadër të projektit “Ndihma teknike për vendosjen e kornizës institucionale për bursë nacionale/rajonale të energjisë elektrike”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë.