Shkup, 23 janar – Mbrojtja e të drejtave pronësore në pajtim me Ligjin për pronësi dhe gjëra të tjera reale, persona të cilët mund të posedojnë pronë kushte dhe mënyra për përfitim të pronës janë pjesë e temave për të cilat sot biseduan gjykatësit nga sektorët civil nga të gjitha rajonet e apelit nga Maqedonia në punëtorinë “Mbrojtja e të drejtave të pronësisë” në organizim të Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë “Pavel Shatev”. Qëllimi i punëtorisë, sipas organizuesve, është të përmirësohet mirëkuptimi i shfrytëzuesit në pikëpamje të së drejtës së pronësisë dhe mbrojtjes së saj nga ana e gjykatave nacionale në vendet anëtare të BE-së dhe Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut. Ekspertët nga Kroacia dhe Sllovenia, Gjuro Sesa dhe Nina Bebeto e prezantuan sferën e veprimit të së drejtës së pronës dhe tre rregullat në nenin 1 të Protokollit të Konventës evropiane për të drejta të njeriut, që e garantojnë të drejtën e pronësisë. Në punëtori u analizuan raste specifike të shkeljeve të së drejtës dhe çështja e kompensimit. Ekspertët i shqyrtuan çështjet kryesore lidhur me ligjin nacional për të drejta të pronësisë dhe dhanë këshillë për harmonizim të interpretimit të tij me standardet e BE-së. Gjykatësi në Gjykatën e Apelit, Gjorgji Radojkov në paraqitjen e tij e prezantoi mbrojtjen e të drejtave të pronësisë në pajtim me Ligjin për veprimtari pronësore dhe gjëra të tjera reale, ndërsa për kompensim për dëm adekuat material për shkak të shkeljeve të së drejtës së pronësisë foli Damir Kontrec, gjykatës i Gjykatës Supreme të Kroacisë.