Punëtori në temë “Roli i mediave në mbrojtjen e privatësisë, jotolerancës së gjuhës së urrejtjes, qasjen e lirë deri te informacionet me karakter publik dhe privatësia e personaliteteve private dhe publike – Praktikë dhe studime të rastit nga BE-ja dhe Maqedonia”, si pjesë e projektit “Mbrojtje e të dhënave personale dhe mediat , do të mbahet sot në Shkup.
Projekti është financuar nga IPA TAIB 2012 programi i Bashkimit Evropian, me mbështetje të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale. Punëtoritë do t’i hapë Igor Kuzevski, sekretar i përgjithshëm në Drejtorinë për mbrojtje të të dhënave personale dhe Natasha Pirc Musar, eksperte e projektit, ndërsa ligjërata të tyre për temën do të kenë ekspertë nga BE-ja dhe Maqedonia.