Gjenerimi i ideve të biznesit në kuadër të Çmimit për sipërmarrësi sociale (Social Impact Award 2017) është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Në këtë punëtori të parë të Fondit dhe Çmimit, të rinjtë dhe studentët do të kenë mundësi të depërtojnë në terminologjinë dhe esencën e sipërmarrësisë sociale, parimisht do t’i identifikojnë problemet në bashkësinë e tyre lokale, ndërsa pastaj do të japin edhe zgjidhje ideore për ta.
Punëtoria do të jetë nën udhëheqje të Marija Matovska, koordinuese kombëtare e Çmimit për sipërmarrësi sociale, ndërsa si mysafir është paralajmëruar Lubomir Stojçeski, themelues i Freshis, restoranti i parë me model social të biznesit. Në punëtori, Fondi do të informojë si të rinjtë mundet më lehtë të vijnë deri në burime të financimit, do t’i prezantojë instrumentet: grante të bashkëfinancuara për shoqata të sapokrijuara tregtare start-ap dhe apin-of dhe grante të bashkëfinancuara dhe hua të kushtëzuara për komercializim të inovacioneve.