Tetovë, 30 nëntor – Gati se dhjetë vjet çdo herë punohet para sezonit të dimrit në rrugën nga shkolla e muzikës deri te stadiumi i qytetit. Çdo strukturë udhëheqëse lokale në Tetovë, çdo fund vit hap punët në këtë pjesë të qytetit, edhe pse kjo është një arterie shumë e rëndësishme për sa i përket qarkullimit të automjeteve, sepse lidh pjesët e fshatrave dhe komunave rurale në rajonin nga Jazhinca për në qendër të Tetovës. Por, edhe pse bëhet fjalë për një rrugë të rëndësishme dhe të stërngarkuar, megjithatë punët zhvillohen vetëm gjatë dimrit, të cilët më pas ndërpriten për shkak të kushteve klimatike dhe vazhdojnë në pranverë, kurse ata që më së shumti vuajnë, janë vozitësit. Qytetarët janë të revoltuar se pse pikërisht në periudhën e dimrit punohet në këtë pjesë të Tetovës. “Nuk është normale që çdo dimër në këtë rrugë të punohet. Disa herë i sanojnë gropat brenda vitit, disa herë punojnë në kanalizim. Nuk e dimë se pse njëherë e përgjithmonë nuk përfundojnë punët, por i lënë për dimër”, thotë Blerimi, vozitës që e shfrytëzon këtë rrugë për të arritur në qendër të Tetovës. Edhe taksistët që qëndrojnë pranë shkollës së muzikës shprehen të irrituar se kur zhvillohen punët krijohet kaos i vërtetë. “Ka 15 vite që jam taksist dhe këto dhjetë vitet e fundit shoh se çdo herë në sezon të dimrit punohet. Nuk e dimë se çka bëhet me këtë rrugë, por vetëm se jemi dëshmitarë që në të punohet çdo vit dhe kjo krijon tollovi, sidomos kur edhe qarkullojnë autobusët dhe… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.