Përfaqësues të Agjencisë së Kadastrave të Patundshmërive mbajtën prezantim para studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës në suaza të projektit të ri “Evoluimi i arsimit akademik në vendet nga Ballkani Perëndimor dhe trajnime profesioniste dhe të qëndrueshme për infrastrukturën e të dhënave hapësinore” – BESTSDI.
Siç informon Agjencia, BESTSDI i involvon institucionet e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë, gjeoinformatikës dhe infrastrukturës në të dhënat hapësinore të vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërsa është financuar nga programi i Komisionit Evropian ERASMUS+ K2. Projekti me vlerë prej një milionë euro, filloi me implementim më tetor të vitit 2016 dhe do të zgjasë tre vjet.
Persona profesionist të Agjencisë para studentëve nga viti i parë dhe i dytë e prezantuan tërë punën e Kadastrës si dhe nevojën nga kuadrot e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë. Studentët hollësisht janë njoftuar me mundësitë e Kadastrës multifunksionale elektronike, Makeditin, Vlerësimin masiv, OSSP portalin, NIPP në Republikën e Maqedonisë dhe serviset tjera bashkëkohore dhe regjistrat të cilat i ka kadastra.
Bashkëpunimi i Agjencisë të Kadastrave të Patundshmërive me të gjitha institucionet e arsimit sipëror nga sfera e gjeodezisë në Republikën e Maqedonisë intensifikohet me qëllim të implementimit të suksesshëm të BESTSDI i cili duhet të mundësojë program bashkëkohor mësimorë në fakultetet tona, e harmonizuar me standardet evropiane.
Agjencia e Kadastrës të Patundshmërive thekson se si institucion me përgjegjësi shoqërore do të jep mbështetje maksimale në ndërtimin e kapaciteteve akademike të cilat do të zhvillohen sipas programeve bashkëkohore evropiane.