Prokurori publik kompetent duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore, deri tek gjykatësi i procedurës paraprake ka dorëzuar Propozim për përcaktim të masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve për drejtorin e neurokirurgjisë, Aleksandar Çaparovski.
Më herët, Drejtori Çaparovski është mbajtur disa orë në bisedë informative në polici pasi pacienti e ka paraqitur se i ka kërkuar ryshfet. Bëhet fjalë për një fëmijë 14 vjeçar i cili është dashur të shkojë për shërim jashtë vendit, për çka Çaparovski ka kërkuar disa mijëra euro për udhëzim dhe mendim profesional.