Shkup, 14 korrik – Gjykata e Apelit në Shkup ka miratuar vendime për një pjesë të ankesave të cilat gjatë tre ditëve të kaluara përmes seancave publike prokurorët special dhe të akuzuarit në lëndët e ndryshme i kanë shqyrtuar, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, nga kjo gjykatë nuk kanë saktësuar se për cilat ankesa bëhet fjalë, për ato të cilat janë kontestuar nga pala mbrojtëse e të akuzuarve apo për ankesat e parashtruara nga Prokuroria Speciale Publike. “Vendimet për një pjesë të ankesave janë sjellë, por derisa ato nuk nënshkruhen nuk mundemi t’ju tregojmë se për cilat ankesat dhe për cilat lëndë bëhet fjalë. Ne ju njoftojmë se do t’i respektojmë të gjitha afatet ligjore dhe vendimet e sjella me kohë do të dorëzohen në Gjykatën Penale të Shkupit”, ka thënë gjykatësi Safet Kadriu. Njëkohësisht ditën e premte Këshilli penal i Gjykatës së Apelit, ka vazhduar me mbajtjen e seancave publike në të cilët janë proceduar ankesat e parashtruara nga PSP-ja dhe pala mbrojtëse e të akuzuarve në lëndët… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)