Marrëveshja e Tevezit do ta ngrejë atë më lart sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, si lojtarët më të paguar në botë. Paratë e mëdha të të drejtave televizive të Premier ligës duket se ia sigurojnë asaj vendin në krye të lojës botërore në sezonet e ardhshme Me një marrëveshje të re TV, prej 5.1 miliardë funtesh dhe me Leiçesterin që fitoi një sezon përrallor verën e kaluar, vendi i Premier ligës si liga më e pasur dhe eksituese e futbollit në botë, duket i siguruar. Por, sikur që tregojnë shenjat e dy fytyrave më të famshme të futbollit këtë javë – top liga e Anglisë ballafaqohet me një sfidues të ri në Lindjen e largët. Kishte një kohë kur konkurrenca e vetme për lojtarët, menaxherët dhe shikuesit TV vinte nga top ligat në Itali, Spanjë dhe Gjermani. Por, grumbullimi i pasurisë në Kinë, i shoqëruar me dashurinë e presidentit Xi Jinping ndaj dashurisë së bukur, d.m.th. se paratë janë duke u futur në Super ligën e vendit sikur kurrë më parë, trasmeton gazeta Kosova Sot
Paratë e mëdha të të drejtave televizive të Premier ligës
Shangai SIPG u pajtua që t’i paguajë “Chelsea”-s 58 milionë funte për yllin brazilian Oscar këtë muaj dhe për ish yllin e “Manchester City”-it, Carlos Tevez pritet që të nënshkruajë një marrëveshje prej 615,000 funtesh në javë, me “Shanghai Shenhua”. Oscar, me kontratën më të shtrenjtë të futbollit kinez deri më tani, do të fitojë 400,000 funte në javë, në Shangai. Marrëveshja e Tevezit do ta ngrejë atë më lart sesa Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, si lojtarët më të paguar në botë. Paratë e mëdha të të drejtave televizive të Premier ligës duket se ia sigurojnë asaj vendin në krye të lojës botërore në sezonet e ardhshme. Por, përkundër se është në foshnjërinë e vet, Super liga kineze tanimë ka një kontratë të pasur. “China Media Capital” pagoi rreth 935 milionë funte për pesë vjet të të drejtave transmetuese të ligës, vitin e kaluar. Ky veprim në fillim ishte përshkruar si bixhoz, por më herët këtë vit, kjo kompani shiti një pjesë të tyre me një fitim evident.
Yjet veterane kërkojnë një pagë të mirë
Ofertat e mëdha që iu bëhen yjeve evropiane dhe amerikane të jugut ekzistojnë me gjasë për shkak se ekipet e Superligës kineze janë financuar nga investimet e korporatave të mëdha. Shanghai SIPG, Shanghai Shenhua, Jiangsu Suning dhe Guangzhou Evergrande Taobao – kampionët e gjashtë viteve të fundit – kanë qenë shpenzuesit më të mëdhenj, duke qenë të gatshëm që të paguanin vlera të tejmëdha për të nënshkruar kontrata me emra të mëdhenj të sportit. Kina po ashtu është përpjekur që ta ngrejë profilin e saj të futbollit jashtë vendit, me ekipet “West Bromwich Albion” dhe “Aston Villa” që kanë marrë mbështetje kineze. Yjet veterane që kërkojnë një pagë të mirë dhe pa shumë mund gjatë përfundimit të karrierës së tyre, nuk paraqet ndonjë fenomen të ri. Amerika ishte një stacion joshës dhe i pagueshëm për lojtarët, sikur Pele, Beckenbauer, Best dhe Cruyff.