Fotografia e pasaportës mund të jetë fotoja më e shëmtuar që ne të gjithë kemi dhe hezitojmë ta tregojmë. Edhe miqtë tuaj nuk e tregojnë më shumë dëshirë foton e tyre të pasaportës, sepse pothuajse të gjithë në foton e pasaportës dalin vetullngrysur dhe nuk qeshin asnjëherë. Por pse nuk na lejohet të qeshim në foton e pasaportës? Sipas faqes së internetit të Regjistrit Kombëtar të Identifikimit dhe Gjendjes Civile (RENIEC) thuhet se: në kuadër të kërkesave për fotografitë ID ju duhet të dini: “Një pasaportë duhet të ketë foto aktuale, madhësi të përcaktuar, sfond të bardhë, përballë, pa buzëqeshje, veshët të zbuluar, vetullngrysur, pa syze, pa modifikime, pa rroba përveç kreut fetar”. Pse është cilësuar se nuk duhet të buzëqeshet në fotografi? Kjo është për shkak se buzëqeshjet në fotografinë e pasaportës mund të komplikojnë problemin me njohjen e fytyrës në sistem.
Pse nuk duhet të qeshim në foton e pasaportës
Leave a comment