E përdorim çdo ditë, por asnjëherë nuk kemi pyetur veten pse logoja e Facebook ka pikërisht ngjyrën e kaltër dhe jo një ngjyrë tjetër. Në fakt kjo ngjyrë lidhet ngushtësisht me themeluesin Mark Zuckenberg, i cili është daltonik. Daltonizmi ka të bëjë me mosdallimin e qartë të ngjyrave. Pas një testi të kaluar Zuckenberg vetëm ngjyrën e kaltër mund të dallonte më mirë. Por gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme pasi ekspertët e marketingut kanë arritur në përfundimin se ngjyra e kaltër është më miqësorja ndër ngjyrat. Përveç Facebook, edhe rrjetet e tjera sociale si Twitter, Skype, kanë po të njëjtën ngjyrë. Nëpërmjet të kaltrës, çdo përdoruesi i jepet ndenja e mikpritjes.