E kujt nuk i pëlqejnë ecjet në breg të detit. Por a e dinit se përveç kënaqësisë dhe relaksit kjo shëtitje ju sjell dhe përfitime shëndetësore? Ecja në rërë e lagur mund përmirësojë qarkullimin e gjakut, duke e bërë atë një ushtrim të përshtatshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga zgjerimi i enëve të gjakut. I bën masazh thembrave. Nëse ecni në plazh, do të përfitoni nga fërkimi i këmbëve me rërën, gjë që aktivizon qarkullimin venoz dhe limfatik. Uji rreth këmbëve tuaj është shumë i dobishëm, por nëse doni që të lagni këmbët më shumë, depërtoni në ujë deri në gjunjë. Ekziston edhe një tjetër përfitim për ujin e detit, pasi përmban minerale (jod dhe natrium) që ndihmojnë në parandalimin e plakjes.