Ka nis vendosja e shatorëve para Parlamentit të Maqedonisë nga protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”. “Qytetarët e mbrojtën demokracinë dhe Parlamentin. Do të qëndrojmë këtu deri në zgjidhjen përfundimtare të krizës. Populli tregoi zgjuarsi, vetëdije dhe nuk ra në provokimet e LSDM-së. Shkojmë deri në fund”, porosisin nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët”.