Ohër, 9 shkurt – Qytetarë të Ohrit, anëtarë partiakë dhe simpatizantë të VMRO-DPMNE-së, sot në mesditë mbajtën takim paqësor para ndërtesës të Sektorit për Punë të Brendshme. Me transparentë “PSP kundër Maqedonisë”, “PSP shërbëtorë të Zaevit”, “Pse e ndaloni Puç-in”, ata protestojnë për shkak të referimeve të bisedimeve informative të anëtarëve të partisë dhe donacioneve personale gjatë zgjedhjeve në vitin 2014. Pjesëmarrësit në tubimin protestues konsiderojnë se sjellja e PSP-së është e papranueshme dhe selektive, prandaj kërkojnë shpërbërjen e saj.