Rreth shtatë mijë zjarrfikës sot mbajtën protestë para Parlamentit grek me kërkesë për ripërtëritje të marrëveshjeve të tyre pesëvjeçare të cilat së shpejti do të skadojnë, ose për punësim në kohë të pacaktuar.
Përfaqësuesit e sindikatave të zjarrfikësve dje u takuan me përfaqësuesit e partisë qeveritare majtiste SYRIZA dhe majtisten Grekët e pavarur, por në bisedimet nuk u arrit kompromis. Protesta e sotme shkaktoi probleme në qendrën më të gjerë të Athinës.