Shkup, 27 dhjetor – Numri i amë është numër unik për identifikimin e qytetarëve që përmban pothuajse çdo gjë që lidhet me poseduesin e tij, duke filluar nga të dhënat mbi lindjen, gjininë, vendin, qytetin etj. Për këto arsye shumë shpesh ndodhë që i njëjti të keqpërdoret në procedurat e ndryshme, dhe ka pasur raste që ai të publikohet në vende publike, shkruan gazeta KOHA. Për të parandaluar më tej një dukuri të këtillë, organizata joqeveritare “Softueri i lirë Maqedonia” do të parashtrojë iniciativë për reformimin e ligjit për numrat e identitetit, për shkak se përmban të dhënat personale në lidhje me qytetarët. Sipas tyre, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka identifikuar shumë raste të keqpërdorimit të numrit të identifikimit, siç janë shpallja e tij gjatë procedurave të ekzekutimit dhe regjistrimin në kompani. “Rasti i fundit që tërhoqi vëmendjen e publikut ka qenë publikimi i listave të zgjedhësve nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në një mënyrë që të gjithë mund të hynë të marrin të dhëna dhe kopje nga e njëjta. Sepse numri amë gjendet lehtë përmes qasjes së pakufizuar në faqen e internetit të KSHZ-së, duke lenë shumë hapësirë për abuzim”, kanë deklaruar nga kjo organizatë jo qeveritare. Nga “Softueri i lirë Maqedoni” informojnë se studimi i tyre bazohet në Republikën e Kroacisë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.