Shkup, 16 maj – Mbi 35 milionë denarë prej sot do të marrin 37-të pranues të granteve të rinj, aksionalë, të vegjël dhe ad hok përmes programit të Agjencisë zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – Civika mobilatis për promovim të aktiviteteve të tyre të orientuara në më shumë sektorë. Gjithsej 15 organizata kanë marrë grante aksionale të dedikuara për mbështetje të organizatave civile në vlerë prej mbi 28 milionë denarësh, të cilët dëshirojnë t’i promovojnë aktivitetet e tyre, ndërsa do të orientohen drejt sundimit të mirë, shoqërisë civile, raporte ndëretnike… Grante morën edhe tetë grantistë të vegjël dhe 14 ad hok, buxheti i të cilëve arrin 7,5 milionë denarë, të cilët përmes aktiviteteve të tyre në fokus do t’i vendosin nevojat për debat, zgjedhjet, mjedisin jetësor, të drejtat e njeriut, të rinjtë… Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter Tajeda në grantistëve të rinj ua ndau vendimet dhe i porositi se në rrethinë të këtillë të ndjeshme politike dhe shoqërore theksohet roli i shoqërisë tregtare në promovimin e dialogut në shoqëri. “Qëllimi kryesor i këtij programi është që të ndërtohen raporte mes qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile. Nga vlerësimet deri më tani shohim se kjo tashmë po ndodh dhe se qytetarët aktivë janë shumë të rëndësishëm në ndërtimin e shoqërisë”, theksoi Suter Tajada. Mbështetja e re për organizatat civile përmes programit Civika Mobilatis ka filluar në tetor të vitit 2014 dhe do të zgjatë deri në shtator të vitit 2018. Buxheti i programit arrin tetë milionë franga zvicerane.