Me urdhër të prokurorit publik në trupin e pronarit të restorantit “Akua bllu” në Strugë do të realizohet autopsi, njoftoi sot Prokuroria Themelore Publike. Prej atje theksojnë se intensivisht ndërmerren masa dhe aktivitete për zbulim të veprës penale. Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike së bashku me ekipin e ekspertëve nga Sektori për punë të brendshme Ohër – Stacioni policor Strugë dje ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ku është vrarë pronari i restorantit. Sipas informatave fillestare, siç është theksuar në kumtesë, vrasja rreth orës 17 e ka kryer një kryerës i panjohur me të shtëna nga armë zjarri, të tarracën e restorantit “Akua bllu” në Strugë. Nga vendi i ngjarjes janë ngritur gjurmë dhe menjëherë janë dhënë për ekspertizë.