Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka marrë urdhër për zbatimin e procedurave hetuese dhe kërkoi paraburgim për personin, që dje qëlloi ndaj ministrit të mëparshëm të Shëndetësisë, Nikolla Todorov. “I dyshuari përndiqet për dy vepra të kryera penale “vrasje” nga neni 123 në lidhje me nenin 19 dhe për “përpunim të palejuar, mbajtje dhe trafikim me armë ose materie shpërthyese” nga neni 396 nga Kodi penal”, thuhet në kumtesën e sotme të Prokurorisë. Prokurori kompetent publik deri te gjykata ka parashtruar edhe propozim për përcaktim të masës së paraburgimit, sepse ka vlerësuar se janë të plotësuara bazat ligjore për shqiptimin tij.