Shkup, 5 korrik – Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ia ka dorëzuar lëndën “Sopot” Prokurorisë Speciale Publike. Nga Prokuroria sqarojnë se edhe pse kanë vlerësuar se PSP nuk është kompetente për këtë rast, megjithatë ata kanë vendosur që t’ia japin lëndën, pasi që Këshilli i Prokurorëve u ka dhënë kompetencë që vetë ata të vendosin në lidhje me atë se a do ta dorëzojnë ose jo lëndën. Ndryshe, më 4 nëntor të vitit 2016, PSP e kërkoi nga (PTHP) lëndën të njohur në opinion si “Sopoti”. Lënda është e kërkuar me qëllim që të vendosim për këtë lëndë që a bie nën kompetencat e Prokurorisë Speciale, duke e pasur parasysh se është publikuar përgjim nga ndjekja e komunikimeve të paligjshme. Në procesin gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. Ata u shpallën fajtorë për vendosjen e një mine në vitin 2003, në fshatin Sopot të Kumanovës, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO-s dhe një shoqërues civil. Edhe pse pas publikimit të dëshmisë për pafajësinë e banorëve të dënuar, ata në vitin 2010 u liruan nga burgu, ndërsa edhe sot e kësaj dite të dënuarit për këtë rast janë duke u endur në gjykata, duke shpresuar se PSP-ja do të hap hetim të ri i cili do t’i lirojë nga akuza.