Tetovë, 7 nëntor – Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore në bashkëpunim me Ambasadën e Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Shkup, organizoi ligjëratën me temë “Përvoja e SHBA-ve lidhur me ndjekjen penale të korrupsionit” ku ligjërues ishte prokurori Federal, Eric Gibson, raporton gazeta KOHA. Sipas tij, Prokurorisë Speciale në Maqedoni i nevojitet më tepër kohë që të trasojë rrugën për të mundur të prokurojë krimin e organizuar publik në Maqedoni. Këtë, Eric e theksoi në pyetjet e studentëve të UEJL-së pas ligjëratës së tij.
“Më lejoni fillimisht të them se nuk jam ndonjë ekspert i ligjeve të Maqedonisë apo procedurës, por kam parë viteve të fundit ndryshimet në legjislativ që janë bërë, ndryshime me të cilat kemi qenë të informuar apo kanë marrë në njëfarë forme edhe mendimin tonë. Prokuroria Speciale që e krijuat e që ka për qëllim të atakoj krimin e organizuar dhe korrupsionin si e pavarur, kjo është një model që e kemi përdorur ne në SHBA, me theks të veçantë unë kam prokuruar raste si anëtar i Prokurorisë në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ku Prokuroria publike është e përbërë prej 30 prokurorëve për të punuar vetëm rastet e korrupsionit publik”, tha Gibson. Ai nënvizoi se Shteteve të Bashkuara iu është nevojitur një periudhë prej disa dekadash pas aferës së madhe të Votergejtit, që të vijë deri tek zgjidhjet e këtilla të suksesshme të korrupsionit publik. Në ligjëratën e tij, ai është fokusuar tek rastet e korrupsionit në SHBA, duke u thirrur në përvojën e tij 21 vjeçare.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.