Rezultatet e tuining projektit “Përforcim i mëtutjeshëm i kapaciteteve për implementim efektiv të ligjdhënies evropiane në fushën e cilësisë së ajrit”, do të prezantohen sot. Në ngjarje janë paralajmëruar fjalime të ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, euroambasadorit Samuel Zhbogar dhe përfaqësuesit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, atasheu Anti-Veiko Kautonen.
Projekti është zbatuar nga maji i vitit 2015. Me masat të cilat dje MMJPH ia propozoi Qeverisë për zvogëlimin e ndotjes, propozohet vendosja e regjimit të komunikacionit, përkatësisht propozim për ndryshim të ligjit për siguri në komunikacionin e rrugëve dhe Qeveria t’i obligojë të gjitha institucionet shtetërore dhe publike. U rekomandon vetëqeverisjeve lokale për 50 për qind ta zvogëlojnë shfrytëzimin e automjeteve zyrtare.