“Qendër për punësim të personave me hendikap” është projekti i ri që fillojnë ta realizojnë Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe “Polio Plus – lëvizje kundër hendikapit”. Projekti është pjesë nga Programi operues për zhvillim të resurseve njerëzore 2011-2013 – IPA. Qëllimi i përgjithshëm i Projektit është inkuadrim më i madh i personave me hendikap në tregun e punës përmes përmirësimit të shkathtësive të tyre, arsimit, kualifikimeve të cilat do të kontribuojnë për integrimin e tërësishëm të tyre në shoqëri. Përmes këtij projekti do të ndërtohet urë mes personave me hendikap dhe kompanive me qëllim të sigurimit të gjitha njohurive të nevojshme dhe dhe të duhura profesionale, trajnime dhe praktika për përforcimin e shkathtësive të tyre dhe kapaciteteve të cilat do të kontribuojnë për qasjen e tyre integruese deri te tregu i punës.
Paralelisht, kompanitë do të informohen për përfitimet të cilat do t’i marrin gjatë punësimit të personave me hendikap që të sigurohen kushte adekuate për integrimin e tërësishëm të tyre. Për projektin dhe qëllimet e tij do të bisedohet sot në konferencën në Shkup, në të cilën është paralajmëruar prezencë edhe e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi dhe e drejtorit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, Vllatko Popovski.