Katër grupime të reja në të paktën 1.000 hektarë të tokës bujqësore me qëllim të konsolidimit së tyre, pritet të realizohen në 3,5 vitet e ardhshme me projektin “Vendosje e programit kombëtar për konsolidim”. Projekti zyrtarisht filloi sot. Është i financuar nga BE-ja me 2,5 milionë euro, ndërsa e realizon FAO. Parashikon përforcim të kapaciteteve teknike dhe administrative të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU), por, megjithatë, efektet kyçe, siç u tha në pres-konferencën promovuese, janë drejtpërdrejtë të orientuara drejt prodhuesve, pronarëve të parcelave.
“Struktura e pavolitshme momentale e tokës bujqësore e përbërë nga sipërfaqe të vogla, të fragmentuara, negativisht ndikon ndaj ekonomisë, të ardhurave dhe përfitimit të ekonomive bujqësore. Madhësia mesatare e parcelave për një ekonomi është 1,85 hektarë ose jashtëzakonisht nën mesataren evropiane prej 16 hektarë. Rreth 60 për qind e të gjithë ekonomive bujqësore në vend përpunojnë më pak se një hektar, ndërsa madje 90 për qind më pak se tre hektarë”, theksoi këshilltari shtetëror në MBPEU Perica Ivanovski.
Kjo, shtoi, nuk e reflekton gjithë problemin sepse në mënyrë plotësuese, pronat e vogla bujqësore janë fragmentuar në pesë dhe më shumë parcela të largëta hapësinore me madhësi prej vetëm 0,2 hektarë. “Për shkak të imtësimit, një pjesë e madhe e parcelave nuk kanë qasje deri në rrugë dhe deri te sistemet për ujitje dhe tharje. Përpunimi i kapacitetit të këtillë të tokës e limiton vëllimin e prodhimtarisë, i rrit shpenzimet, pamundëson zbatim të masave bashkëkohore agroteknike dhe teknologjisë moderne, e pengon hyrjen e subjekteve të reja në biznes. ndërsa ai ekzistues e bën ekonomikisht të paqëndrueshëm”, theksoi Ivanovski. Sipas Mauro Di Veroli, udhëheqës i Sektorit për infrastrukturë, bujqësi dhe politikë sociale, Maqedonia ndërmerr hapa për konsolidim të tokës, progresi është evident, por duhet ende të punohet në këtë drejtim. Edhe Morten Hartvingsen nga FAO theksoi se hapat kryesor janë ndërmarrë.
Duke e prezantuar shkurt projektin Vilma Daugaliene nga FAO tha se aktivitetet e planifikuara u dedikohen zgjidhjes së problemeve të bujqve të cilët kanë parcela të imëta, të braktisura, ndërsa rezultati konkret është që të ndihmohet që Ministria t’i bëjë hapat përfundimtar në konsolidimin e tokës përmes përforcimit të kapaciteteve. Maqedonia ka miratuar Strategji kombëtare për konsolidim të tokës bujqësore për periudhën 2012 – 2020, si dhe Ligj për konsolidim në vitin 2013. Në kuadër të MBPEU-së, madje, është formuar edhe sektor i veçantë për këtë sferë. Njëherit po përfundojnë dy projektet – për konsolidim të 360 hektarëve në Egri, Komuna Manastir dhe të 32 hektarëve në Konçe.