Qëllime të realizuara me sukses dhe përmbajtje dedikuar për ulje të rreziqeve nga zjarret sot u konfirmuan në aktivitetin përfundimtar nga trajnimi i dytë dhe i fundit në nivel teknik nga projekti “Sistem i integruar për preventivë dhe paralajmërim të hershëm të zjarreve pyjore” në organizim të Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Drejtori i QMK-së, Agron Buxhaku në fjalën e tij përmbyllëse informoi se në punëtorinë në të cilën morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, BeH, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi u prezantuan analizat e gjendjes momentale në sektorët nga secili vend posaçërisht.
“Ne jemi plotësisht të bindur se këto analiza do të paraqesin bazë nisëse për mundësinë që secili nga vendet pjesëmarrëse më tutje ta implementojnë metodologjinë në të cilën bazohet MKFFIS, apo një pjesë e saj”, theksoi Buxhaku. Theksoi se është i bindur se vendet pjesëmarrëse në ngjarjen e sotme do të vendosin model të caktuar të sistemit informues për zjarret pyjore inspiruar nga sistemi i Maqedonisë.
Sipas këshilltares për formim të programeve nga agjencia japoneze për bashkëpunim Xhun Hirashima, zbatimi i planeve të aksionit propozuar në këtë trajnim treditor të vendeve të treta është shumë me rëndësi në parandalimin e katastrofave natyrore. “Besoj se në periudhën në vijim e tërë ajo do të zbatohet në mënyrën më të mirë të mundshme së bashku me bashkëpunimin tuaj, me qëllim që të ndihmojmë në përballjen me zjarret pyjore”, tha Hirashima.
Gjatë punëtorisë u prezantuan analizat e gjendjeve momentale në të gjitha sektorët e kyçur nga secili vend posaçërisht. Këto analiza do të paraqesin bazë nisëse për mundësinë që secili nga këto vende më tutje ta implementojë metodologjinë në të cilën bazohet MKFFIS, apo një pjesë e saj dhe të vendoset model i simplifikuar i sistemit informativ për zjarre pyjore i cili do të inspirohej nga sistemi i Maqedonisë. Deri në fund të programit do të përgatitet raport përfundimtar i cili do të kyçë evaluim të suksesit, si dhe rekomandime për mundësi të ardhshme.