Proceset demokratike do të lëvizin shpejtë dhe Maqedonia do të bëhet me kryetar Kuvendi dhe Qeveri të re reformuese me çka do të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve, kumtoi sot LSDM. “Mesazhet e fundit të deputetëve, përfaqësuesve dhe institucioneve të BE-së, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare dhe mediave si dhe ato të Fridom Haus dhe Ekonomist tregojnë qartë për zhbllokimin urgjent të parimeve demokratike. Çdo pengesë e proceseve demokratike do të thotë kanosje për vlerat demokratike dhe e çon Maqedoninë në izolim të mëtejmë prej botës demokratike”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.
Nga partia theksojnë se Gruevski, Ivanov dhe VMRO-DPMNE nuk guxojnë ta çojnë shtetin në izolim vetëm që t’i parandalojnë ndryshimet dhe të mbrohen prej përgjegjësisë për krimet e bëra. “Qytetarët nuk do të jetojnë në vend të ndarë binacional dhe të izoluar vetëm për atë se udhëheqësia kriminale e VMRO-DPMNE-së nuk dëshiron të ballafaqohet me përgjegjësinë. Për bashkësi dhe integrim u prononcuan mbi 700.000 qytetarë të Maqedonisë, votat e së cilëve janë shndërruar në 67 mandate deputetësh. Kjo është shumica parlamentare e cila do ta fuqizojë vullnetin e shumicës dhe do të zgjedh kryetar Kuvendi dhe qeveri të re demokratike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.