Shkup, 25 qershor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, pas kumtesës së lëshuar mbrëmë, sot në në takim me gazetarë siguron se Superkupa e UEFA-së, krahas shumë mangësive që janë vërejtur në stadiumin “Filipi i Dytë”, kjo kupë evropiane do të zhvillohet në Shkup. Sekretari i saj Rashkovsi, akuzoi FFM-në për neglizhencë dhe për obstruksione. Ai tha se ka shumë mangësi dhe afate të kaluara për rikonstrumin e stadiumit. Qeveria deri më 21 korrik patjetër duhet ti kryejë të gjitha rikonstruimet pasi dy ditë më vonë në Shkup do zbarkojë komisioni i UEFA-së, i cili do vendos së Superkupa do të zhvillohet apo jo në Shkup.
Kjo është një dëshmi se me letrën e UEFA-së, nga 15 qershori FFM-së, i janë bërë të qarta të gjitha punët që cilat patjetër është dashur ti kryejë gjegjësisht në bashkëpunim me NPEHB ti kryejnë me të vetmin qëllim që Superkupa të mbahet në Shkup. Letra e tillë nga FFM-ja në qeveri ka arritur më 22 qershor. Besojmë se do t’ju bindim se Superkupa do të zhvillohet në Maqedoni dhe se do të gjejmë mënyrën se si ti plotësojmë të gjitha kushtet.“, tha Rashkovski.
Ai potencoi se nuk ekzistojnë kushte teknike për mbajtjen e Superkupës. Problem më i madh është ajrosja, mos pasja e hapësirës për maunët dhe makinat e ekipet televizive si dhe plani për evakuim. “Pyetem se çfarë ka bërë FFM-ja kto shtatë ditë të plota dhe nuk e ka dërguar atë dhe se a janë të sinqertë se duan apo nuk duan që kjo të zhvillohet. Ose thjeshtë punët i bën të tilla që të doken më të komplikuara dhe më pas të dëshmojmë se kush ka qenë fajtorë. Humbja do jetë për të Republikën e Maqedonisë. Nuk do të jetë vetëm e qeverisë së Republikës së Maqedonisë.”, përfundoi Rashkovski. Rashkovski tha se shoqata aksionare duhet të bëjë rishikimin e buxhetit dhe 2 milion denarët ti dedikojë për përmbushjen e standarde të UEFA-së.
Superkupa e UEFA-së, në Shkup duhet të mbahet më 8 gusht dhe do jetë ngjarja më e madhe sportive e zhvilluar në Maqedoni.