Princi Filip do të tërhiqet nga të gjitha detyrat mbretërore publike në moshën 95-vjeçare. Bëhet e ditur se Mbretëresha e ka mbështetur tërësisht këtë vendim të bashkëshortit. Largimi nga jeta publike u bë pas paralajmërimit për një mbledhje urgjente në pallatin Buckingham. Ndërkohë mbretëresha do të vazhdojë detyrat e saj publike, pasi që ajo gjithnjë ka premtuar se do t’i shërbejë vendit të saj për sa kohë të jetë gjallë. Mbretëresha Elizabetë muajin e shkuar ka festuar ditëlindjen e 91-të, ndërsa bashkëshorti i saj Princi Filip do të festojë në qershor ditëlindjen e 96-të.