Reza Aslan është kritikuar rëndë pasi që ka ngrënë pjesë të trurit të njeriut gjatë xhirimeve të një sekti kanibal në Indi. Ky epizodë në emisionin e tij Believer ngjalli horror dhe llahtar tek shumë shikues dhe nxiti një reagim të ashpër nga indianët në Amerikë, shkruan Daily Mail. Tulsi Gabbard, i vetmi hindus në kongres kishte shkruar në Twitter: “Jam shumë i shqetësuar që CNN po e shfrytëzon fuqinë dhe ndikimin e vet që ta rrisë frikën dhe keqkuptimet që njerëzit i kanë mbi hinduizmin. Reza Aslan refuzoi që të kërkonte falje për episodin. Ai shkroi në Facebook: “Unë vazhdimisht e përmend para kamerës se këta njerëz nuk janë përfaqësues të Hinduizmit por në të vërtetë janë një sekt ekstrem indian të cilët e refuzojnë dallimin fundamental të Hinduve mes pastërtisë dhe ndotjes”. Më poshtë mund ta ndiqni momentin kur Reza Aslan han pjesë nga truri i njeriut: