Pas akordit zyrtar që e dërguan Sokol Cikalleshin te Akhisarspori, vjen edhe prezantimi i tij. Sulmuesi kavajas ka firmosur para pak çastesh kontratën me skuadrën e tij të re, që do ta mbajë të lidhur deri në fund të sezonit. Ka qenë vetë presidenti i klubit turk që ka bërë prezantimin e Cikalleshit me fanellën e re, duke treguar edhe rëndësinë që ai ka për ekipin e tyre. Kështu, pas 6 muajsh vuajtje te skuadra e Bashaksehir, sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkon te një skuadër që e vlerëson vërtetë dhe që ka besim te ai.