Qendra e krizave “Shpresa” sot do ta prezantojë projektin “Kujdesu për veten”, i cili ka për qëllim të ngritet vetëdija e shoqërisë për problemin e dhunës familjare dhe për nevojën nga mbështetja psikosociale të viktimave të dhunës familjare, si dhe për përforcimin e grave, viktima dhe viktima potencial të dhunës në familje.
Për rëndësinë e ngritjes së vetëdijes shoqërore për këtë problem dhe për vetë projektin do të flasin kryetarja e Qendrës së krizës “Shpresa” Verka Ugrinovska, zëvendës-ambasadori i Australisë për Maqedoni Glen Morison dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.