Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale sot do t’i prezantojë rezultatet nga Hulumtimi ni arsimimit medial tek popullata e moshuar në Republikën e Maqedonisë. Bëhet fjalë për hulumtim të parë të këtij lloji në vend dhe rezultatet nga ai janë me rëndësi thelbësore për planifikim të politikave, aktiviteteve dhe projekteve për nxitjen e arsimimit medial në Maqedoni.
Hulumtimi është realizuar si pjesë e aktiviteteve të Agjencisë për zbatimin e Progrmait për nxitjen e arsimimit medial në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq në bazë të pyetësorit të përgatitur në kuadër të IPA projektit “Përforcimi i kapaciteteve administrative të trupave të angazhuar për telekomunikime dhe mediume për rregullim efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe me dedikim të gjerë”. Në prezantim do të bëhet fjalë edhe për formimin dhe formatin e funksionimit të rrjetit për arsimim medial, përbërë nga faktorë relevant (institucione publike dhe minsitri, radiodifuzerë privat dhe publik, organizata qytetare dhe ente arsimore). Është pçlanifikuar rrjeti të jetë edhe formalisht i vendosur në tremujorin e parë të vitit 2017, në ngjarje të posaçme kur do të nënshkruhet edhe marrëveshje për bashkëpunim ndërmjet të gjitha subjekteve të interesuara.