Skuadra e Castellon renditet e dyta në klasifikimin e Divizionit të Katërt të kampionatit spanjoll, por presidenti i klubit vendos të shkarkojë trajnerit Frank Castelló. Ish-tekniku atëherë takon mediat në lokalin e stadiumit. Salla e konferencave? Aty në fund, përballë banakut. Frank Castello qëndron i ulur në një tavolinë, që imiton një skrivani pune. Nuk ka mikrofonë, pasi në hapësirën e vogël të Café Albinegre nuk nevojitet amplifikimi i zërit të fortë port ë lënduar të trajnerit të Castellón. Më saktë t ëish-trajnerit, që pikërisht në ditën e Vitit të Ri, klubi vendosi ta shkarkojë.
Ju do të thoni se ky është patjetër një vendim ky i marrë pas një serie rezultatesh negative: në fakt as që bëhet fjalë, pasi rendimenti i skuadrës ishte i shkëlqyer. Me 41 pikë në 20 ndeshje, valencianët e mbyllën vitin 2016 në vend të dytë në grupin 6 të Tercera Division, që korrenspondon me kategorinë e katërt të kampionatit iberik. Por jo vetëm kaq, pasi bardhezinjtë e Castellon de la Plana, janë të pamundur në plot 16 javë. Atëherë përse u dëbua i shkreti Castello? Motivacioni zyrtar citon: “Për motive disiplinore”. Por në të vërtetë, arsyen e vërtetë e kanë pyetur e kërkuar në fakt shumë të interesuar, masivisht të gjithë tifozët e Orelluts, e sidomos ata që kanë ndjekur atë konferencë lamtumire të ish-trajnerit.
Konferenca për shtyp duhej të zhvillohej në Castalia, në stadiumin e bardhezinjve, por presidenti David Cruz nuk dha lejen e tij. Por, Castello kishte një dëshirë të çmendur për të folur e për të shfryer dufin dhe nervat e tij pas atij shkarkimi të padrejtë. Kështu, ai vendosi të spostonte takimin e tij me mediat vetëm pak metra larg fushës, në lokalin apo barin në të cilin ai vetë ishte shndërruar në klient të rregullt. Pikërisht në atë ambient lokali, përballë një grupi gazetarësh dhe mbështetësish ai nisi të zbrazë thesin kundër presidentit Cruz. “Është presidenti më i keq me të cilin kam punuar ndonjëherë. Atij nuk i intereson aspak për klubin. Kemi luftuar gjithmonë kundër kreut të këtij klubi. Tashmë ka futbollistë të cilët duan të largohen, por ai i bllokon. Nuk di nëse ndonjëri prej tyre do të marrë ndonjë masë. U shkarkova padrejtësisht nga klubi. Mora një e-mail, sipas të cilit thuhej se vendimi ishte marrë nga një komision sportive, porn ë të vërtetë bëhet fjalë për një vendim tërësisht individual. Ishte shkruar tashmë që në verë. Qëndrova këtu për 20 javë dhe gjithmonë e kam ditur se duhet të jetoja ditë pas dite. Shpresoj të mund të rikthehem”, citon trajneri i shkaruar.