Zejnulla VESELI
Shkup, 31 maj – Qeveria e re e Maqedonisë do të starton me sistemin e ri “Më shumë para për qytetarët”, me çka qytetarëve do t’ju kthehen 15 për qind nga pagesa e TVSH-së përveç tatimit të realizuar për blerje të gjërave luksoze. Kështu parashihet në programin e ri qeveritar 2017 – 2020, të cilin mandatari i ri Zoran Zaev të martën e prezantoi para deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë. Duke folur për programin ekonomik, mandatari Zaev u shpreh se sa i përket hapjeve të vendeve të reja të punës, qëllimi kryesor i qeverisë do të jetë që gjatë mandatin katërvjeçar në sektorin privat të punëson 64 mijë të rinj përmes ndihmës së masave aktive, duke e rritur kështu rrogën minimale nga 12 mijë në 16 mijë denarë deri në fund të mandatit. “Do të zbatojmë tatim personal më të drejtë, me dy shkallë prej 10 për qind dhe 18 për qind, që do të thotë se qytetarët që do të kenë të ardhura më të ulëta do të paguajnë tatim personal prej 10 për qind, ndërsa qytetarët që do të kenë të ardhura më të larta mujore si dhe të hyra plotësuese do të vazhdojnë të paguajnë tatim personal prej 18 për qind.
Për këtë qëllim, Qeveria do të rrisë përkrahjen shtetërore për nxitjen e ndërmarrjeve të vendase me 20 milion euro gjatë vitit të parë, kurse do të insistojë që ajo të arrijë në 50 milion euro deri në fund të mandatit”, tha Zaev gjatë prezantimit të programit qeveritar para deputetëve të Parlamentit. Gjithashtu gjatë mandatin të ardhshëm katërvjeçar mandatari Zaev deklaroi se qëllim kryesor i Qeverisë së re në fushën e politikës sociale do të jetë zvogëlimi i shkallës së varfërisë nën 16 për qind deri në fund të vitit 2020, duke vendosur sistem të ri të 8 agjencive rajonale për pagesë të ndihmave sociale. “Gjithashtu, sa i përket përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve, Qeveria e re do të insistojë në kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, heqjen e taksës radiodifuzive, anulimin e participimit për mjekime spitalore, ndërsa qytetarët të cilën nuk janë të kyçur në ngrohtoret e qendrore nuk do të paguajnë fatura për nxehje”, deklaroi Zaev. Njëherit, mandatari Zaev u shpreh qe qeveria e re do të propozon ligj që do të zgjidh problemin e punëtorëve të falimentuar, ligji i cili parasheh sigurim të kompensimit në para për të gjithë kategoritë e punëtorëve që kanë më së paku stazh pune 15 vite dhe moshë prej 52 vite për gratë dhe 55 vite për burrat. Gjithashtu, mandatari ri i Qeverisë së Maqedonisë paralajmëroi se Qeveria do të propozon ligj për uljen e kompensimeve për përmbaruesit dhe për borxhlinjtë që janë raste sociale dhe se përmbarimi do të bëhet pa pagesë të tarifës së përmbaruesve. “Do të vendosen kufizimi që taksat gjyqësore dhe shpenzimet e përmbaruesve mos të jenë më të larta se 20 për qind nga vlera e borxhit, ndërsa përllogaritja kamatave të mos jetë me e lartë se borxhi bazë për të gjithë ata familje që kanë të hyra mujore me të ulët se rroga mesatare në Maqedoni”, tha Zoran Zaev, mandatari i ri i Qeverisë së Maqedonisë gjatë prezantimit Programit Qeveritar 2017-2020.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara