Rritja të vranësirave me reshje të përkohëshme lokale me shi do të ketë gjatë ditës. Në disa vende do të ketë vranësira jostabile. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës reshjet në male dhe në disa vende më të larta do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare, në pjesët perëndimore erë përkohësisht e fuqishme perëndimore e cila deri në orët e mbrëmjes do të kalojë në erë më të ftohtë veriore.
Si pasojë e kalimit të sistemit të ftohtë frontal përmes rajonit tonë, nesër temperaturat e ditës jashtëzakonisht do të pësojnë rënie dhe do të lëvizin në interval prej tetë deri në 10 gradë. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të reshjeve të përkohshme të shiut kryesisht në pjesët jugperëndimore të vendit. Nëpër male në jug kudo do të ketë edhe reshje të borës.
Më pas, siç njoftojnë nga DPHM na pret stabilizim i motit në mënyrë graduale dhe ngrohja e motit.