Prej nesër 15 nëntor në fuqi hyn obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjete, pa marrë parasysh motin për momentin, informon Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Obligimi do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
LAMM kumtoi se komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në mëngjes zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa.
Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.