Prej nesër pritet mot më i freskët me reshje të shiut me intensitet më të dobët, ndërsa në pjesët perëndimore dhe jugore herë pas herë mesatar. Në malet më të larta është e mundur të ketë reshje të përkohshme të borës. Do të jetë më freskët dhe temperaturat ditore do të jenë në interval prej 13 deri 19 gradë.
Nga e marta do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Të martën dhe të mërkurën në orët e pasdites para se gjithash në perëndim do të ketë kushte edhe për paraqitje të bubullimave të rralla. Deri të enjten do të fryjë kryesisht erë juglindore, ndërsa temperaturat ditore do të jenë në interval prej 13 deri 21 gradë.
Të enjten do të fillojë të fryjë erë veriore, e cila sidomos do të përforcohet të premten kur edhe reshjet do të përfundojnë. Këtyre ditëve do të jetë edhe për një ose gradë më freskët.
Mëngjeset do të mbeten të freskëta, ndërsa pak më ftohtë do të jetë nesër në mëngjes dhe pastaj deri të premten temperaturat ditore do të jenë gjithkund pozitive. Të premten me zvogëlimin e vranësirave temperaturat e mëngjeseve sërish do të jenë afër zeros, megjithatë në pjesën më të madhe të vendit pritet të jenë pozitive.