Portieri i Sutton United, Wayne Shaw, ka refuzuar të debatoj nëse i ka thyer rregullat e basteve duke ngrën pite midis ndeshjes që ekipi i tij po e zhvillonte kundër Arsenalit në rundin e gjashtë të FA Cup. Sun Bets e kishte vënë në bast në Shaw do të hante pite në transmetim direkt, transmeton Express. Sutton United tani mund të përballet me shqyrtim pasi Shaw e ka pranuar se ai ka qenë në dijeni të bastit para lojës. “Disa nga djemtë më thanë më herët ‘Çfarë do të ndodhë me bastin për ngrënien e pites?’ Unë u thashë: ‘Nuk e di, nuk kam ngrenë asgjë tërë ditë, mbase mund ta ha diçka më vonë,” ka thënë ai për The Independent. “Sun Bets vëri bast në neve që do ta hanim pite. Mendova që t’i ngacmoj pak dhe ta bëj atë. U kryen të gjitha zëvendësimet dhe po humbnim 2-0,” ka shtuar ai.