Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki do të marrë pjesë në Konferencën e 53-të të sigurisë të Munihut, që do të mbahet në Munih, Republika Federale e Gjermanisë.
Konferenca e sivjetme do të përqëndrohet në ardhmërinë e marrëdhënieve transatlantike pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, bashkëpunimi evropian i sigurisë dhe mbrojtja, marrëdhëniet me Rusinë, lufta në Siri, situata politike-e sigurisë në Azi dhe Paqësor, si dhe sfidat nga kriza e emigrantëve dhe radikalizimi.
Siç njofton MPJ, zëvendëskryeministri dhe ministër Poposki, në Munih, do të realizojë disa takime me kolegët nga vendet-anëtare dhe partnere të NATO-s.