Shkup, 30 nëntor – Rajoni i Pollogut është i pari në Maqedoni për nga numri i pranuesve të ndihmave sociale. Sipas raportit të fundit të Entit të Statistikës, të titulluar “Mbrojtja sociale e popullatës në vitin 2015”, rezulton se në vitin e kaluar – në këtë rajon 6278 familje kanë pranuar ndihma sociale, ndërsa në vendin e dytë me 5070 asistenca sociale është rajoni Verilindor, ku bëjnë pjesë Kumanova, Likova dhe Kriva Pallanka. Edhe në vitin 2014 rajoni i Pollogut ka qenë i pari me 7903 asistenca sociale, që e rendit këtë rajon edhe para Shkupit me 8686 asistenca të ndihmës sociale, duke marrë parasysh faktin se në Pollog jetojnë 300 mijë banorë, që është dyfish më pak seç ka rajoni i Shkupit, i cili ka 600 mijë banorë. Nga ana tjetër, të dhënat statistikore tregojnë se në vitin 2013, me vlerën që nuk arrin as 2000 euro për kokë banori, rajoni i Pollogut qëndron më dobët sa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, që si tregues ekonomik paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti apo rajoni për periudhën brenda një viti. Sipas ekonomistëve, investimi kryesisht individual dhe shumë pak shtetëror në ekonomi… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.