Drogë, piroteknikë dhe doreza ushtarake janë gjetur, ndër të tjera, nga policia gjermane pasi kanë ndalur dhe kontrolluar një autobus të mbushur me ultrasit e Borussia Dortmund gjatë pasdites së sotme. Ky zbulim shokues është bërë kur mbështetësit e Dortmund ishin duke udhëtuar në Darmstadt, ku ekipi i tyre humbi 2:1. Sipas gjermanes RuhrNachrichten, autobusi është detyruar të hapë krahun dhe të kontrollohet pas trazirave në ndeshjen kundër RB Leipzig fundjavën e kaluar.
Dhe policia ka zbuluar një numër të madh sendesh ilegale pasi kishin dyshime se grupi i përbërë prej 90 personave po udhëtonin për të shkaktuar të tjera trazira. Dorezat ushtarake dhe drogat bëjnë të mendosh se ishin përgatitur për sherr. Besohet se grupi është pjesë e famëkeqëve “0231”, huliganë të klubit që njihen për nacionalizmin e tyre dhe urrejtjen ndaj çifutëve. Tifozët janë urdhëruar të largohen nga Hessen, dhe janë shoqëruar nga policia deri në kufi. Ky është skandali i fundit, pas sulmeve drejt tifozëve të Leipzig fundjavën e kaluar.