Policia spanjolle në Madrid arrestoi dy persona, të dyshuar se janë xhihadistë dhe gjatë bastisjes gjeti dy sharzherë për armë zjarri dhe municion. Te arrestuarit janë spanjollë. Ata janë arrestuar pasiqë dje në mëngjes u realizuan pesë bastisje në një rajon në jug të Madridit, thuhet në kumtesë dhe shtohet se policia ka konfiskuar disa mijë euro. Arrestimet janë kryer në moment kur në Spanjë po vendosen masa të përforcuara për siguri me qëllim që të pengohen sulme eventuale xhihadiste. Sipas të dhënave të forcave të rendit, deri në vitin 2015, e deri më tani, në Spanjë janë arrestuar 177 persona, të cilët janë të dyshuar se janë xhihadistë. Autoritetet supozojnë se vetëm 200 spanjollë kanë shkuar të luftojnë në radhët e grupacioneve xhihadiste jashtë shtetit, në krahasim me disa mijë persona në Francë dhe Belgjikë. Ministria spanjolle e Punëve të Jashtme njoftoi se në Turqi janë arrestuar dy femra me shtetësi spanjolle, për të cilat supozohet se janë anëtare të Shtetit islamik. Femrat në vitin 2014 kanë shkuar në Siri me bashkëshortër e tyre, xhihadistë, të akuzuar për dhjetëra vrasje dhe prej atëherë kanë jetuar në territorin nën kontroll të SHI-së. Një burim nga Ministria ka deklaruar se njëra prej tyre është bashkëshortja e Mohamed Hamdush “Kokito”, i njohur për nga ashpërsia e tij, e ka marrë nofkën “koleksioner i kokave”. Sipas gazetës “Pais”, Hamdush është i vdekur nga viti 2015.