Qefser ABDYLI
Shkup, 24 mars – Ligji për policinë e rregullon punën e policisë, organizimin, kompetencat si dhe të drejtat dhe obligimet të cilat dalin nga marrëdhëniet e punës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, shkruan gazeta KOHA. Vitin e kaluar u propozuan dhe u miratuan projekt-amendamentet e reja në Ligjin për policinë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me përcaktimin e dispozitave për përdorimin e mjeteve teknike për video dhe audio-incizim nga ana e policisë. Siç thuhet në paragrafin dy të nenit 93, video incizimi duhet të mundësojë nxitje të nivelit të themelimit të veprimeve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor, me qëllim, trajtim të ligjshëm dhe të përshtatshëm gjatë zbatimit të kompetencave të policisë. Me video incizimin në mënyrën se si është ndërmarrë veprimi policor pritet të ndalohet mundësia nga keqpërdorimet eventuale, gjegjësisht tejkalim të kompetencave nga ana e zyrtarëve policor, më saktë, do të mundësohet vlerësimi përkatës i cilësisë, arsyetimi dhe legjitimiteti gjatë zbatimit të autorizimeve policore, që gjithsesi ka për qëllim sigurimin e nivelit më të lartë të mbrojtjes të së drejtave dhe lirive të njeriut.
Në ndryshimet e fundit të Ligjit për polici, video incizimi plotësohet edhe me audio incizim, kështu që zyrtarët policor gjatë kryerjes së kompetencave të tyre do të duhet të bëjnë video dhe audio raportim komplet, i cili do të shërbejë si dëshmi e veprimeve të ligjshme ose të paligjshme gjatë zbatimit të kompetencave të tyre. Si risi është futja e detyrimit ndaj zyrtarëve policor që gjatë përdorimit të mjeteve teknike për audio dhe video incizim ta raportojnë personin se ndërmarrja e veprimit është subjekt i audio dhe video incizimit, përveç nëse raportimi i personit për përdorim të audio dhe video incizim e parandalon apo e komplikon ndërmarrjen e veprimit në kuadër të kompetencave policore. Kjo do të thotë se gjatë zbatimit të kompetencave policore të cilat incizohen, zyrtari policor është i detyruar të paralajmërojë personin për incizim, përveç në rrethana të jashtëzakonshme kur ky paralajmërim do ta bëjë të vështirë, apo do ta bëjë të pamundur veprimin e policisë. Në nenin e njejtë, zvogëlohet dhe afati kohor i vendosur për ruajtjen e materialit të incizuar, edhe atë nga gjashtë muaj në 45 ditë. Sipas kësaj, materialin e incizuar policia mund ta ruaj më së shumti 45 ditë, pas të cilit ai është obligohet që të shkatërrojë materialin, përveç nëse materiali paraqet dëshmi në procedurë penale apo kundërvajtje, i cili do të përdoret në përputhje me ligjin. Ministri sjell akt nënligjor për llojet e mjeteve teknike të cilat do të përdoren për audio dhe video incizim nga ana e policisë në afat prej 6 muaj. Përmbajtja e nenit përkatës rrjedh nga Projekti i Bashkimit Evropian “Ndërtimi i kapaciteteve të institucioneve të cilët e zbatojnë ligjin për trajtim të përshtatshëm të personave të caktuar dhe të burgosurit”, përcjell KOHA.
Ndryshimet e reja të Ligjit për polici nuk e përfshijnë incizimin në vende publike sipas nenit 65, ku policia ka kompetenca për të kryer video incizim ose fotografim në tubim publik kur ekziston rrezik në tubime publike ku rrezikohet jeta, shëndeti i njerëzve dhe pronës. Në këtë rast policia nuk ka obligim për të informuar personat që janë subjekt i video dhe audio incizimit. Sipas nenit të njëjtë, qëllimi për zbatim të incizimit në vendet publike dhe tubime, para fillimit të aktivitetit, Policia mund (por nuk është patjetër) publikisht të deklarohet. Materiali i incizuar sipas këtij neni ruhet në polici për gjashtë muaj, pas të cilave ai shkatërrohet, përveç materialit i cili paraqet dëshmi në procedurë penale apo kundërvajtje, i cili do të përdoret në përputhje me ligjin.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara