Lajm i bujshëm nga Franca, ku raportohet se selia e PSG-së është “pushtuar” këtë mëngjes nga organet e policisë që merren me korrupsionin dhe krimet financiare. Autoritetet kanë kontrolluar gjithë dokumentacionin e klubit parisien, por jo vetëm kaq, sepse kanë ushtruar një kontroll të imtë edhe në banesat e futbollistëve argjentinas Angel di Maria dhe Havier Pastore.
Këto kontrolle janë pjesë e një hetimi të nisur nga Prokuroria Kombëtare në Francë, që lidhet me zbulimet e ‘Football Leaks’, ku janë zbuluar shumë kontrata të fshehta e shpesh në shkelje të ligjeve.
Di Maria e Pastore akuzohen se kanë marrë para për të drejtat e imazhit nëpërmjet shoqërive fiktive të krijuara në Holandë dhe me aktivitet në parajsa fiskale si Panamaja e Uruguai.