Autoritetet gjermane sot në mëngjes zbatuan aksion masiv për bastisje të 12 apartamenteve në pronë të ekstremistëve djathtist në gjashtë krahina. Sipas policisë në aksionin në krahinat Baden Vitenberg, Berlin, Branderbug, Sanksoni e Poshtme, Rajna Palatinat dhe Sanksonia Anhalt janë kërkuar dëshmi kundër shtatë anëtarëve të grupit “Rajhsburger” ose “qytetarët e Rajhut”, të cilët kanë planifikuar sulme ndaj nëpunësve policorë, kërkues të azilit dhe hebrenjve.
“Qëllimi i bastisjeve të sotme është të sigurohen dëshmi të mëtejme për formim të grupit formal, si dhe dëshmi për aktet e dyshuara të planifikuara kriminele dhe mjete për kryerjen e tyre”, thuhet në deklaratën për mediat të publikuar nga Prokuroria gjermane. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Berlini anëtarët e kësaj organizate neonaziste të cilët nuk e njohin rendin ligjor të Gjermanisë dhe zotohen ai të organizohet sipas modelit të “Rajhut të tretë” kanë formuar organizatë terroriste, ndërsa veçmë kanë blerë armë dhe municion. Anëtarët e grupit në tetor vranë një policë i cili ka marrë pjesë në një bastisje të shtëpisë në pronë të “qytetarëve të Rajhut” në Bavari.