Policia e Kosovës gjatë natës të së shtunës ka arrestuar 5 persona si të dyshuar për përdorim të narkotikëve si dhe ka konfiskuar një sasi te konsiderueshme të narkotikëve në sasinë e 80 kilogramëve. Majori Bahri Shala nga drejtoria e Hetimit për Narkotikë ka bërë të ditur se tre shtetas serb si dhe dy shtetas shqiptarë janë arrestuar mbrëmë. “Drejtoria për Hetime e Trafikimit me narkotik, mbrëmë rreth orës 23:00 ka ndërmarrë një aksion ku ka arrestuar pesë persona tek të cilët fillimisht janë gjetur 32 kilogramë marihuan, si dhe është ndërmarrë urdhër për hetim në lokacione të tjera ku janë gjetur edhe një sasi tjetër e konsiderueshme e narkotikëve.”, ka thënë Shala.
Të arrestuarit janë:
U.GJ (1971), mashkull, shtetas kosovarë
M.B (1989), shtetas kosovarë
D.M (1982), mashkull shtetas i Serbisë,
J.V (1973) mashkull, shtetas i Serbisë
R.ZH. (1980) mashkull, shtetas i Serbisë
Policia ka bërë të ditur po ashtu se janë sekuestruar dy vetura, njëra me tabela të RKS si dhe tjetra me tabela të Serbisë, dy arme, një karikator, si dhe disa fishekë armë. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.